Duhet të dominoj vlera mbi antivlerën.

0

Shkruan:Ruzhdi Gashi avokat

Rasti i vjedhjes së 2 milion eurove nga Thesari i Shtetit është skandali i radhës në Kosovë që, politikanët kosovar po tregohen të papërgjegjshëm dhe të pakujdesshëm në ruajtjen e pasurisë së Shtetit të Kosovës. Natyrisht që, edhe ky rast, rritë dyshimet se, kjo klasë politike e ka dëshirën dhe mundësinë që ta luftoj korrupsionin në Kosovë. Vjedhja e 2 milion eurove nga personat përgjegjës më të besuar të shtetit për ta ruajtur Thesarin e Shtetit tregon se, deri ku ka arritur deformimi i politikës kosovare në përgjithësi dhe e admininistratës shtetërore në përgjithësi. Kjo është e pa pranueshme dhe shqetësuese. Kjo formë duhet të ndërpritet urgjentisht dhe ky mentalitet dhe kjo sjellje duhet të ndryshoj rrënjësisht. Por shtrohet pyetja se si të ndërpritet dhe si të ndryshohet kjo gjendje? Përgjegjësia e të cilës lidhet prapë, drejtpërdrejtë me politikanët. Por natyrisht edhe me popullin. Fatkeqësisht, ende në Kosovë vlerësohen ata që vjedhin se ata që janë të ndershëm. Ende njerëzit marrin yrrnek nga matrapazët dhe dallaveregjijtë e jo nga punëtorët e njerëzit e mirë. Ende në Kosovë fitojnë ata që vetëm flasin e premtojnë se ata që heshtin e punojnë. Ende në Kosovë, njerëzit vrapojnë pas atij që sillet vërdallë por ka pare e gjipa se pas atyre që punojnë dhe sakrifikojnë. Thjeshtë ende në Kosovë dominon antivlera mbi vlerën. Urgjent duhet të ndërprejmë këtë mbrapshti dhe të ktheheni për së mbari. Kjo do të bëhet me vlerësimimin dhe përkrahjen e njerëzve të mirë, atdhetar, profesional, të pakorruptuar dhe që e dojnë vendin dhe dojnë të jetojnë në Kosovë. Mobilizim për Kosovën Shtet të Mirë./qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *