Poezi nga :Qazim THAÇI- Epilog poetik në kohë pandemie

0

Epilog poetik në kohë pandemie

Gjethet e zverdhura  të rrapit me porosi hëne

Bien kalldrëmeve të qytetit tim si yjet në qershor

Fletë vdekjet janë shpeshtuar si miza trolli

Me miqtë e mi shihemi rrallë e më rrallë si në kohë murtaje

I them mbesës time Heronë sa kohë të duhet

Të mësosh artin poetik në kohë pandemie?

Ajo me moshë fëmije qesh dhe mendon se e pyes për ndonjë

Mësim klase që ende se ka mësu dhe i ngrit pesë gishtrinjë

I shkruaj mikut tim në perëndim se si ia dalin me këtë kohë pa kohë

Më thotë çdo natë shtigjeve të vendlindjes në ankth po rri

Tani me ata që rrita shtatin, e ndava jetën, më  as na varrim spo mund ju vi

Epilog poetik më duket jeta  në këtë pandemi kur jetojmë  bashkë me jermi

Ec e fol për jetën, e fol për artin ,kur na mungon edhe kënga e fëmijërisë Ec e fol për vdekjen, kur as jetës, spo ja di fillin,as fund të kësaj vjeshte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *