Liria ka një emër, mirë u pafshim shumë shpejtë në triumf- Shkruan :Salih Çoçaj

0

Liria, dihet  botërisht se ka një emër, e ai emër  është UÇK. Por, edhe  fakti se kjo liri në rrugëtimin e sajë ka një mal sakrifica, këtë më së miri e kanë ditur :Hashim Thaçi, Kadri Veseli,Jakup Krasniqi, Agim Çeku,Bislim Zyrapi,Rexhep Selimi,dhe  një  varg udhëheqësish të  kësaj ushtrie  që  e bënë  dhe karshi  forcës  së madhe  ushtarake  të  quajtur Serbi, e mundën  dhe sollën lirinë e kësaj toke që për një shekull u vra , u sha  u dhunua,Por  ajo që e njollosi  për së keqi është   ajo që të vetëquajturit pak  liderë , profesorë e besa edhe  gazetarë, e injoruan vetën duke  u bërë  argat të  Serbisë e Rusisë  për një  grusht parash, i shan  këta çlirimtarë, nuk  lanë  gjë pa shpifur kundër tyre  pa ditur se po shpifin kundër lirisë  së shtetit të tyre. Pse  e gjithë kjo,sepse ata  ishin të shitur me  gjak e ndjenjë, Prandaj  merre me mend  edhe  në ditën kur ata   u ftuan për  në  Hagë, ata  nuk e fshehën  gëzimin e  tyre se  ja  u rraptuan mbarë e mbrapshtë. Por  jo dijeni se ata   nuk arrestohet, sepse nuk arrestohet  liria  ajo ka emrin e  këtyre  bijve , ka emrin e  gjakut të atyre bijve që  u vranë istikameve të lirisë, ka emrin e atyre motrave e nënave tona që  u dhunuan. Por kurrë se kanë emrin e juaj  të mjerë që shisni  çlirimtarët vetëm  pse  i merrni një grusht lekësh të  prishur, Dje  dijeni ata  do tët  kthehen çlirimtar, do të  jene  granit e më të fuqishëm se  sa  që ishin. Por  ju edhe atëherë  do të  gjeni ndonjë ‘’benifit’’  të çmendur e do të  mundoheni të thuani ndonjë të  pa qenë. Por, jo liria e sjellë e atyre bijve, do të jete  rreze e kësaj toke, Prandaj emrat  kësaj radhe spo ua përmendi sepse botërisht dihen. Po nuk vritet lira  pse  Zoti ju ka verbuar juve  o të shitur .Po liria   nuk do  vinte  pa gjakun  dëshmorëve  ata që  ranë, Por  dielli në Kosovë  s’do të  ngrohë  pa emrin e atyre. Prandaj mos i vrisni ardhmërinë e fëmijëve tuaj  për  të  dashur e  rikthyer edhe njëherë  Serbinë, se nuk  bëhet  ajo më , Sepse guximi i këtyre  burrave e grave    që nuk kanë  kursyer asgjë nga  vetja e tyre as  jetën e tyre  është diell që  duhet të na bashkojë. Mosni  edhe në këtë ditë  kur mbi 98 për qind e kosovarëve  sonte  vajtojnë me shpirt të thyer se  bijtë më të mirë  iu akuzuan pa asnjë  bazë, e ku  ai 2 për qind mos  u gëzoheni të keqes.  Sepse ajo ëndërr   do të jete vetëm mbi kokat tuaja , E jo dashtë Zoti  mbi kokat e  fëmijëve tuaj, sepse ju  me fajësinë tuaj shkofshi në djall sikurse ky vit i mbrapsht i kombit tonë.  Liria ka një emër, mirë u pafshim shumë shpejtë në triumf  e jemi t[ bindur jo më larg  se në janar ata  rikthen si feniks   me  forcë nga toka e tyre/qwndrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *