DORËHEQJA E PRESIDENTIT JURIDIKISHT E PABAZUAR!!!Duke u bazuar se dorëheqja si institucion nuk ekziston, ai mund të kërkon të kthehet-Shkruan/Mrs/avokat Qemajl Mazreku

0

]     Shumë portale dhe media u kapluan nga lajmi për dorëheqjen e presidentit dhe pak kujt i shkojë në mendje se dorëheqja e presidentit si institucion nuk ekziston në Kushtetutën e Kosovës.

Presidenti ka imunitet nga ndjekja penale, paditë civile apo shkarkimi për vendimet dhe veprimet brenda fushëveprimit të përgjegjësive dhe kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë. Pra, presidenti nuk mund të jetë mbi të drejtën pozitive dhe as mbi të drejtën ndërkombëtare.

Po ashtu Kushtetuta që përcakton mungesën e përkohshme të presidentit nuk është e qartë apo e kufizon qëllimisht sepse aty thuhet se në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij, ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij, kryetarit të kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës.

Kjo nënkupton që presidenti nuk është i aftë të përmbushë përgjegjësitë e veta për ndonjë sëmundje fizike apo mendore. Pra, presidenti për arsye të tjera nuk mund të mungojë në përmbushjen e detyrimeve të veta kushtetuese.

Presidenti mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse ai është i dënuar për kryerjen e krimit të rëndë ose kur ai nuk është i aftë për të kryer përgjegjësitë e veta për shkak të sëmundjes së rëndë, ose kur Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se presidenti ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese.

Por, dorëheqja mund të pranohet si akt moral.

A ka të drejtë presidenti të kthehet në ushtrimin e postit të presidentit deri në përfundimin e mandatit apo deri në vendimin e gjykatës kompetente, gjegjësisht Dhomave të Specializuara?

Duke u bazuar se dorëheqja si institucion nuk ekziston, ai mund të kërkon të kthehet.

A ka të drejtë Kryetari i Kuvendit të ushtrojë postin e u. d. të presidentit?

Po, plotësisht ka të drejtë sepse posti i presidentit nuk bën të jetë vakant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *