Çaste me poetin prizrenas :Nysret DURMISHI

0

AH TË ISHA DHE UNË USHTAR I UÇK-së

Mbi të gjitha, një moment i tillë do të vijë

Për çdo familje dhe çdo shtëpi

Kur të na pyesin nipërit dhe mbesat

Për të kaluarën tonë, për historinë e Kosovës

Për luftëtarët e Lirisë

Disa me krenari do te flasin

Disa kokë ulur do të heshtin

Gjysh pse hesht! Ku ishe ti?

Lirinë kush na e solli?

Tregoni nipërve dhe mbesave

Lirinë na e solli UÇK-ja

Na e sollën luftëtarët dhe gjaku i dëshmorëve

Rënë istikameve të lirisë[

Mos harroni t’u tregoni atyre

Se çfarë bënë ata për ne!

Dhe sakrificat epokale që i bënë

Nipërit dhe mbesat do të thonë

Ahh sa do të doja të isha dhe unë në atë kohë

Të luftoja për Lirin e vendit tim

Ta kisha emrin Ushtar I UÇK-së

Ta kisha Emrin Liri

Prizren,10.11.2020 N.D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *