ZEMAJ: DO TË BËJMË ÇMOS PËR MOSMBYLLJEN E SHKOLLAVE
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se të mërkurën bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do t’i shpallin masat e reja, njofton Insajderi.
Zemaj fillimisht ka thënë se shkollat do të vazhdojnë të punojnë sipas masave që veçse janë ndërmarrë dhe se do të bëjnë çmos që të mos i mbyllin, ato të nivelit fillor dhe të mesëm.
Ndërkaq, ai paralajmëroi mbyllje për qendrat tregtare dhe në ato vende ku po grumbullohen njerëzit, të cilat edhe i bëri përgjegjëse për rritjen e infeksionit.
“E kemi një standard në shkolla ku çdo pesë për qind, qoftë e nxënësve, qoftë e mësimdhënësve, nëse rezultojnë pozitivë kalojnë nga plani A në planin B dhe do të mbikëqyrën. Shkollat do të bëjmë të pamundur që të mos i mbyllim në nivelin fillor dhe të mesëm, ndërsa universiteti ka kaluar online”.
“Në aspektet tjera ka dhe do të ketë edhe kufizim të lëvizjeve edhe mbyllje të qendrave tregtare. Ky vlerësim është sepse grumbullimet janë bërë shkaktarë të infeksionit