Deputetja e PDK-së deklarohet rreth iniciativës për zhbërjen e Gjykatës Speciale

0

Ka pasur shumë zëra rreth një iniciative të mundshme për zhbërjen e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, por që kjo u ndalë pas “kërcënimeve” nga ambasadorët e QUINT-it.


Por deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se asaj personalisht asnjëherë asnjë ambassador nuk e ka kontaktuar lidhur me qëndrimet e saj politike dhe se nuk ka informacion se ku ka ngecur iniciativa për zhbërjen e Speciales.

“Aq sa keni ju informacione kam edhe unë, nuk ka ardh asnjëherë debat i tillë në Kuvend, përderisa nuk ka ardhur në Kuvend, unë nuk kam qenë kompetente për ta sjellë në Kuvend një iniciative të tillë, kështu që nuk kam ndonjë informacion me iniciativën se ku ka ngec. Jam qe dhjetë vjet deputete, asnjëherë asnjë ambasador i vendeve të QUINT-it nuk më ka kontaktuar për qëndrimet e mija politike”, ka thënë Musliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *