Gjykata Speciale nuk ka re beje asgjë me rregulla ndërkombëtare. Shkruan./Liman Asllani, kryetar I Klubit të Afaristëve në Prizren

0

Kjo gjykate është tërësisht politike dhe kjo fale politikanëve tanë. Ndërkombëtare do te ishte po. ta krijonte OKB -ja. Kombëtare do te ishte po ra krijonte Kuvendi ne propozim të Veteraneve për ti përndjek disa që morën para te majme dhe vranë pengjet e kurrë mjetet nuk i vunë në funksion te luftës. Për këtë tani ngarkohet vija me e larte komanduese qe kurrë nuk u distancua nga krimi. Mos zbardhja e te keqes mbulon me të zezë sakrificën me sublime që një popull e bëri për Lirin e vet. Kosova po stagnon dukshëm e Specialja do te beje qe te kemi regres jo vetëm politike. Sigurisht se ne fund te procesit individët do te dalin te “pafajshëm” por kolektivisht jemi humbës te mëdhenj. Ky fat na ka përcjell gjate shekujve dhe po na përcjell meqë kurrë nuk u morën vesh mes veti për punët tona. /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *