Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë,që nga premisa e formimit të saj/ Shkruan:Munir Basha,ish zv minister i drejtësisë

0

Raporti i senatorit Dick Marty/,pastaj presionet dhe kërcënimet brutale ndaj krerëve institucional dhe politik të shtetit të Kosovës me tërheqjen e njohjeve dhe trupave të NATO-së nëse nuk votohet themelimi i saj në Kuvendin e Kosovës dhe deri te konteksti i shpalljes së aktakuzave ndaj liderëve kryesorë të Luftës Çlirimtare dhe shtetit të Kosovës, ka pasur elemente për përshtypjen e ndërhyrjes së “dorës së fshehtë” në themelimin dhe,tash,edhe në funksiononin e kësaj Gjykate. Pos këtyre elementeve,mënyra e arrestimeve të të akuzuarve dhe disa elemente të aktakuzës,ku rezistenca e armatosur e popullit tonë kualifikohet “si ndërmarrje kriminale” si dhe elemente tjera të aktakuzës që na kthejnë memorien kolektive të popullit në procese të montuara gjyqësore të kohës së okupimit Serb,na forcojnë përshtypjen tonë se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë është duke u këshilluar dhe shfrytëzuar edhe “dëshmitë” e Prokurorisë Serbe. Marrë parasysh këto elemente,por edhe marrëdhëniet e tensionuara në raportet BE – SHBA,në radhë të parë dhe pretendimet e Rusisë në Evropën Jug-lindore,edhe Gjykata Speciale e Kosovës në fjalë, me seli në Hagë,vështirë është të mbetet jashtë ndikimeve të raporteve dhe interesave të këtyre faktorëve ndërkombëtarë. Edhe përkundër ndikimeve dhe interesave heterogjene,liderët kryesorë të luftës dhe paqes në Kosovë përfundimisht do të dëshmojnë se lufta e UÇK -së ka qenë e pastër dhe e shenjtë në realizimin e synimit shekullor të popullit Shqiptar për liri dhe pavarësi!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *