A është kjo tradhtia, siç po deklaroheni?! –Shkruan;Hisen BERISHA,deputet i Kuvendit të Kosovës.
Po ti referohemi marrëveshjeve që ka bërë kjo qeveri përmes “reformatimit të marrëveshjeve të arritura 2013/‘15 dhe dialogut për marrëveshjen politike All in One” për projektin politik të LVV “Republika e tretë” si alternativa “më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi” dhe “Alternativa e re” për Veriun, si Republikë Autonome Serbe”, vijmë në përfundim të paralajmërimit që ua kam bërë recidivisht në foltoren e Kuvendit të Kosovës, se po rrëshqasin në “TRADHTI”! “Çdo marrëveshje e cila cenon integritetin territorial dhe sovranitetin politik të vendi, është tradhti” është një përkufizim kushtetues që frymon në të gjitha kushtetutat e Botës, dhe në të gjitha format e regjimeve, qoftë monarki apo republika. Të gjitha marrëveshjet që kjo qeveri ka bërë, prej asaj të energjisë, targave, për lëvizje të lirë, këto të viti 2023, Plani franko-gjerman si “marrëveshje bazë” dhe Aneksi për zbatim i Ohirit, të cilat u dakorduan ti implementojnë me marrëveshjen e Bratislaves të 11 Korrikut me të cilën po i krijohen kushtet për Republikën Srbska në Veri. Ketë tradhti ndaj interesave të shtetit të Kosovës tani më po e bëjnë të ditur nëpër media të huaja, që ta bëjnë më të pakapshme për qytetarët dhe popullin e thjeshtë tek i cili është vet shpëtimi i kombit. Presidentja Osmani zhgënjimin e saj me marrëvrshjen kumulative të Ohrit, që vet e kanë arritur dhe për tradhtinë politike që i bëhet vendit, shprehet se: “Ne jemi absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje. Kryeministri Kurti në fund të sesionit pranveror deklaroi në foltorë e kuvendit mbi tradhtinë interesave të vendit me ketë marrëveshje: “Qeveria nuk pajtohet në parim me draftin statutin për Veriun, e Ekipit Menaxhues, për shkak se ai draft imiton në përmbajtje dhe formë “Republikën Serbe” të Bosnjes dhe Hercegovinës”. Më tej ai shtoi se: “Unë këtë mund ta thellojë, dhe thellimi i tij nënkupton pajtueshmëri në parim. Por, pranon se: “ne nuk mund të shkruajmë tekste alternative – statut, ndërmjet të cilëve pastaj do të mund të gjendet një mesatare aritmetikore, pa u pajtuar njëherë në parim”, me statutin e grupit menaxhues/shkrued të caktuar nga vet qeveria e Kosovës. Kurse zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i këtyre tradhtive – marrëveshjeve të dëmshme, Besnik Bislimi, për gazetën “ Danas” deklaron ndër të tjera, dëshminë e tradhtisë kur u përgjigj ndër të tjera në pyetjen e gazetës “Danas”; “Šta očekujete od novog jesenjeg dijaloga Beograda i Prištine”?/ Çfarë pritet nga dialogu i ri pranveror mes Beogradit dhe Prishtinës? “Serbia ka pranuar tekstin e Marrëveshjes Themelore të 27 Shkurtit, zbatimi i plotë i së cilës na çon në një situatë të re dhe më të qëndrueshme se sa tani”. “Ne kuptojmë që nuk kemi njohje formale ende dhe kjo ka qenë një lëshim i madh i Kosovës”. “Srbija je pristala na tekst Osnovnog Sporazuma, 27 Februara, i njegova puna primena nas vodi u novu i stabilniju situaciju nego što je sada. “Mi razumemo da formalno priznanje nije tu i ovo je bio veliki ustupak Kosova. / Ketë marrëvrshje tradhtie i konsiderojnë si “vendime të rëndësishme që mund t’i marrin udhëheqësit e guximshëm” dhe shpresojnë që “udhëheqësia e Serbis të gjejë forcën për të zbatuar Marrëveshjen Themelore të 27 Shkurtit, në tërësi. Po ashtu, kryenegociatori i tradhtisë deklaron se, “Kosova është e gatshme që nga fillimi dhe vazhdon të jetë gati të përmbushë pjesën e saj. Jemi të gatshëm po ashtu, “të rishqyrtojmë dhe të përmirësojmë strukturën institucionale për serbët në Kosovë brenda kufizimeve të kornizës së saj kushtetues”! Ndaj, Albin a ështe e vërtetë çka po thot Bislimi?/www.qendrapress.com/