“A je n’tokë t’bukës”, Zemaj-Kurtit: Dil e shpjegoje në mënyrë reale pikën 7 të marrëveshjes

                    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur sot para deputetëve të Kuvendit, në seancën e natës, e cila filloi pak pas orës 22:00.Deputeti Zemaj, teksa foli për zhvillimet e fundit në dialog, pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, u ndal te neni 7 i marrëveshjes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Zemaj i kërkoi kryeministrit Kurti që të dalë e të shpjegojë se çka realisht nënkupton ky nen.“Pse po i ikë shpjegimit të plotë e real të nenit 7 të marrëveshjes? Dil e shpjegoje në mënyrë reale pikën 7. Pika 7 është shtatë herë më e rëndë se gjithë çka ka pranuar Kosova deri më tani. Pika e 7 është e shtata e përkujtimit të plusit të Albinit, nga e cila Kosova, lëre që nuk fiton, por edhe humbë. E shtata juaj kryeministrër, është e shtata që e paguan padrejtësisht Kosova”, tha Zemaj para deputetëve, dhe vetë Kurtit.Ai e pyeti kryeministrin, se për çfarë statusi të Kishës Ortodokse Serbe bëhet fjalë në këtë nen, dhe se çfarë sigurie do të ofrojë Kosova siç parasheh propozimi evropian.“Në pikën 7 të kësaj marrëveshjeje, në paragrafin e dytë thuhet: Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane. Kryeministër, shpjegoje zyrtarizimin e statusit të Kishës dhe ofrimin e mbrojtjes për objektet e trashëgimisë. Për çfarë sigurie po bëhet fjalë? Për çfarë statusi bëhet fjalë? A i keni dhënë kompetencë publiko-juridike? Trego, a i keni dhënë statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore?”, pyeti tutje Zemaj.“A je i vetëdijshëm se, nëse fëmijët tanë dëshirojnë të vizitojnë natyrën e bukur në Manastirin e Deçanit, duhet të shkojnë me pasaporta? A je ka e din çka je ka bën? A je n’tokë t’bukës?”, iu drejtua Kurtit, deputeti i LDK-së. /Reporteri.net/.