AAK do të paraqesë rezolutë kundër ngritjes së çmimit të energjisë.

0

                         Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, tha se të enjten në seancën ku do të diskutohet për rritjen e çmimeve, duke shtuar se do ta kundërshtojnë me çdo kusht një rritje të tillë.“Të enjten e kemi një debat, ku do të diskutojmë për ngritjen e çmimeve, është e pabesueshme se çfarëdo që e ka kritiku e përqeshë Kurti, siç thotë populli, atë po e vesh”, ka thënë Tahiri.Sipas Tahirit, kjo është ndër qeveritë më të dobëta, pasi programet që ka prezantuar dhe premtimet që kanë dhënë, nuk po i realizon.Ai tha se qëndrimet e Kurtit kanë qenë jashtëzakonisht të ashpra në raport edhe me pagesën e energjisë për serbët në veri edhe me shtrenjtimin e energjisë, dhe “tash duke harruar të gjitha premtimet, nuk është asgjë tjetër vetëm se mashtrim klasik që u bëhet qytetarëve.”Sipas Tahirit, tarifat për pagimin e rrymës janë enorme dhe të papërballueshme për qytetarët e vendit.“Tarifat janë tarifa enorme, konsumatorët që shpenzojnë 1000 kilovat për orë, e i kanë paguar 58 euro, tash duhet të paguajnë afër 110 euro, ata që kanë shpenzuar mbi 800 kilovat në orë, e kanë paguar 48 euro, tash duhet të paguajnë 78 euro, kjo rritje është e papërballueshme për qytetarët”, ka shtuar ai në Edicionin Special në Klan Kosova..Ai tha se edhe AAK-ja sa ishte në qeveri ka kaluar në një situatë të tillë energjetike, por që, sipas tij, atë kohë Haradinaj ka ndenjur me javë të tëra në Korporatën Energjetike të Kosovës për të zhbllokuar situatën.“Ne e kemi pasur një situatë shumë të ngjashme edhe ma të keqe kur kemi qenë në qeveri, atë kohë kryeministri Haradinaj ka qëndruar me javë të tëra në KEK për të zhbllokuar situatën, nga kjo qeveri kemi parë një neglizhim total”, ka vazhduar Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *