Abazi: Pantiqin e ka liru politika, jo drejtësia

                                 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se ish-polici serb Dejan Pantiq është liruar nga ndikimi politik.Sipas Abazit, rasti i lirimit të tij nuk ka të bëjë me drejtësi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.“Pantiqin e ka liru politika, nuk e ka liru drejtësia. Njerëzit enden në Kosovë me fletarrest të gjykatave për muaj të tanë, edhe politika i mbronë…Gjyqësori i nënshtrohet presionit politik…Lirimi i Pantiqit ka qenë politik”, ka thënë Abazi në T7. Tutje, ai tha se s’ka pasur planifikim se çka do ndodh me Pantiqin, ndaj edhe dështoi shkuarja e tij në qendrën e paraburgimit.“Ka dështu ardhja e tij në qendrën e paraburgimit, për shkak të mungesës së planifikimit se çka ndodh me një të arrestuar në veri. Ai do të duhet të ishte në duar të policisë hetimore”, tha Abazi.Kujtojmë se dje Dejan Pantiq u lirua nga paraburgimi në arrest shtëpiak. /Reporteri.net/.