Abdixhiku: 1.80 kushton nafta, Kurti ua merr 60 centë qytetarëve
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se sot nafta për litër kushton 1 euro e 80 cent, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ua merr 60 centë qytetarëve.Abdixhiku pyet se pse kryeministri Kurti nuk po e ulë akcizën dhe taksat për derivatet.“Sot është nafta 1 euro e 80 cent, pra 3 muj kemi kërku ta ulë akcizën dhe ta ulë TVSH-në. Sot është data 7, nga 1 qershori në Gjermani është ulur akciza për 35 cent dhe efektet kanë qenë të menjëhershme. Çfarë bën ky njeri që nuk e ulë akcizën? Unë po them që ky nuk është duke qeverisur, nuk ka ide se çfarë po bën”, tha Abdixhiku në ATV.Tutje, ai shtoi se 140 produkte të tjera varen nga çmimi i naftës.“Nafta po kushton sot 1.80 cent dhe 140 produkte tjera varen nga çmimi i saj dhe ky zotëri i ka në tavolinë propozimet. Nga 1.80 cent naftë, Albin Kurti ua merr 60 cent qytetarëve tanë dhe nuk mërzitet me i ul ato 60 cent. Çmimi i naftës e rrit çmimin e çdo produkti sot”, shtoi ai.