Abdixhiku: Kosova nuk ka Qeveri, qytetarët tanë marrin kërcënime të luftës 
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Qeveria e Kosovës në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, dëgjohen narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionet për rrëzim të qeverisë.Abdixhiku i bëri këto komente në konventën programore të degës së kësaj partie në Gjilan.Sipas tij, pjesëmarrja në këtë ngjarje dhe gjithë andej takimeve që bëjnë, vërehet se LDK ka dyfishuar mbështetjen nga qytetarët. Megjithatë, tha se nuk duhet të vetëkënaqen por duhet të jenë në pranë qytetarëve.“Ne duhet të jemi fillimisht me ta më shumë se kurrë sepse përballja e tyre me realitetin ekonomik, politik e social është rënë si asnjëherë më parë. Në kohën e braktisjes së tyre nga qeveria, ne duhet të jemi zëri shtetar për ata, sepse as ne e as ata, e as Kosova nuk mund të durojmë humbjen e besimit në shtet e largimin masiv nga vendi. Derisa flasim ne këtu sot, cdo i dyti qytetarë i Kosovës mendon largimin nga vendi ynë, derisa flasim këtu në dy vitet e shkuara mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës janë larguar nga vendi ynë. I takon LDK-së të ndërtojë këtë komunikim me ta“, tha ai.