Abdixhiku – Kurtit: Vepro, jemi në krizë, vendet e rajonit po marrin vendime

                              Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se derisa Qeveria jonë po vëzhgon krizën ekonomike, vendet e rajonit po marrin vendime, të cilat i kanë rekomandur në Kosovë.Ai i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të veprojë pasi jemi në krizë të përballueshmërisë.

Postimi i plotë:

Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë.Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18%, në 10%. Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoj në 0% të gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qyterarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron.

Kryeministër vepro.

Jemi në krizë të përballueshmërisë!Janë masa të logjikshme këto; të përkohshme, dhe pa ndonjë rrezik buxhetor. Nuk ka rëndësi nga kush vijnë e kush i propozon, rëndësi kanë të implementohen ato. Çdo ditë vonesë e Qeverisë tuaj me mosreagim është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë.