Abrashi: Prizreni do të përfitojë 6.315.000 euro nga marrëveshja “Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren”
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Artan Abrashi, tregon se nga marrëveshja “Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren”, 6.315.000 euro, do të përftojnë qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Postimi i Abrashit
6.315.000 investime për qytetarët e Komunës së Prizrenit!
Në Kuvendin e Kosovës sapo u ratifikua marrëveshja e kredisë për Projektin “Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kjo marrëveshje përkrah përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike të Komunës së Prizrenit, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësr parësor.
Puna angazhimi ynë kanë qenë dhe do të jenë përherë në dobi të interesit publik. Për dallim nga partia në pushtetin komunal të Prizrenit që e pat ngulfatur Prizrenin nga niveli qendror, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk udhëhiqet nga motivet e ulëta të hakmarrjes politike në dëm të qytetarëve të Prizrenit dhe çdoherë do të jetë në anën e progresit dhe zhvillimit!