Agjencia e Emergjencave ngre alarmin: Mund të ketë përmbytje në Kosovë 
Agjencia e Emergjencave ngre alarmin: Mund të ketë përmbytje në Kosovë
Agjencia Menaxhimit Emergjent AME paralajmëron se mund të ketë vërshime të shpejta në zona të caktuara të Kosovës, sipas rekomandimve të IHMK-së.AME apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore.
Postimi i plotë:
Mbështetur në rekomandimet e paralajmërimit të hershëm nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës IHMK , e me qëllim të evitimit të rrezikut nga vërshimet (përmbytjet ) si pasojë e reshjeve atmosferike gjatë këtyre ditëve , si pasojë mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të zonave të caktuara në Kosovë.Me detyrë zyrtare primare, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të mirave materiale, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, paralajmërojmë dhe udhëzojmë!Të jemi të gjithë të kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore , shërbimet reaguese emergjente si dhe të mobilizohen kapacitetet humane e teknike nga Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ato relevante në Kosovë, bazuar në vlerësimin e rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera -FNFT, e në veçanti nga vërshimet (përmbytjet), me qëllim të zbatimit të planeve operative emergjente në rastet e vërshimeve (përmbytjeve).Agjencia Menaxhimit Emergjent AME me këtë rast rekomandon masat e nevojshme dhe të domosdoshme për strukturat relevante komunale për Mbrojtje ,Shpëtim dhe Ndihmë, për:
– Identifikimin (piketimin), evidentimin, vlerësimin e zonave potenciale të rrezikut nga vërshimet si dhe raportimi në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent AME;
– Ngritjen e mbikëqyrjes së vazhdueshme të nivelit të lumenjve, të rezervuarëve, dhe ujë mbledhësve tjerë në zonat rurale,
– Rekomandohet Pushteti lokal të ndërhyjë me pastrimin e shtretërve të lumenjve, prockave dhe ujë mbledhësve në grykat e ngushta –prrockave, ku mund të ketë rrezik nga deponitë e egra( materie inerte dhe mbeturina në, apo pranë shtretërve të lumenjve), si dhe vegjetacionit rreth ose afër tyre ,si ( shelgjeve, masave drunore), etj.
– Mirëmbajtjen e kanaleve të shkarkimit të ujërave atmosferike;
– Rregullimin e argjinaturave dhe kanaleve kulluese të lumenjve dhe prrockave;
– Kontrollimin e qëndrueshmërisë së urave dhe rishikimi i urave të improvizuara, të cilat supozohet se nuk i plotësojnë kushtet bazike të qëndrueshmërisë në raste të valës së të reshurave , por mund të jenë pengesë potenciale për rrjedhje normale të ujit në shtratin e lumit.