Agjenda: Java e dialogut, Hoti dhe Vuçiq priten ndaras në Paris, por ulen bashkë në Bruksel

0

                 Presidenti francez Emmanuel Macron do të pres në takime të ndara liderët e Kosovës dhe Serbisë, e më pas ata do të takohen virtualisht, shkruan Reporteri.net.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku të marten do të pritet në pallatin Elize nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Dy ditë pas, të enjten në Paris do të shkojë edhe presidenti serb, Aleksandër Vucic. Njësoj si Hoti edhe Vucic do të takohet me Macron.

Sipas mediave serbe në pallatin Elize ai do ta pres homologun e tij serb.

E një ditë pas, të premten Presidenti Macron dhe Kacelarja Merkel, bashkë me përfaqësuesin e BE-së, Joseph Borrell dhe liderët Hoti-Vucic zhvillojnë virtualisht samitin e Parisit. Temë qëndrore në gjithë takimet e ndara dhe takimin e përbashkët do të jetë dialogu Kosovë Serbi.

Java mbyllet me takimin fizik të palëve. Bashkimi Europian pritet të ulë në tavolinë Kryeministrin Hoti dhe Presidentin Vucic për të rifilluar dialogun që u ndërpre në kohën e Qeveise Haradinaj, pas vendosjes së taksës 100%. Madje për këtë arsye pas samitit të Berlinit, u anulua ai i Parisit.

Në takimin në Bruksel, palët do të priten zyrtarisht nga Ministri i Jashtëm Evropian Josep Borell, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të udhëheqë procesin e bisedimeve, shkruan Reporteri.net.

Më saktë dialogu me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që ka nisur më 2011 u ndërpre në fund të vitit 2018 dhe pritet të rifilloj më 12 korrik, afërsisht pas dy viteve.

Po ashtu, është thënë që edhe takimi i Uashingtonit do të ricaktohet në korrik, por ende nuk dihet data dhe detajet e vazhdimit të dialogut në Shtëpinë e Bardhë. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *