Japonia do e ndihmojë Kosovën me 700 mijë dollar

0

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasaë ar.

Ai fillimisht e falënderoi Japoninë për mbështetjen vazhdueshme për Kosovën dhe veçanërisht për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19.

Tema kryesore e këtij takimi ishte asistenca teknike që Japonia do t’i ofroj Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.

Ambasadori, Mitsunori Ogasaë ar njoftoi se ndër të tjera Japonia do t’i jep një shumë të konsiderueshme financiare sektorit të shëndetësisë në Kosovë prej mbi 700 000 dollarë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *