Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person
Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.“Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar Osmanollaj.