AKSIDENT I RËNDË NË MAGJISTRALEN PRIZREN-GJAKOVË, TRE PERSONA ME LËNDIME SERIOZE
Aksident i rëndë në magjistralen Prizren-Gjakovë, tre persona me lëndime serioze
Tre persona kanë marrë lëndime serioze në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:00, në magjistralen Prizren-Gjakovë.
Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, njëri prej të cilëve ka marrë lëndime shumë të rënda me ç’rast është dërguar në QKUK.
Lajmin për Insajderi.com, e ka konfirmuar toger Sejdi Dobra, i cili tutje ka shtuar se ky aksident ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të njërës prej veturave në vijë të plotë.
“Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku midis dy veturave në magjistralen Prizren-Gjakovë. Fatmirësisht nuk ka raste që kanë përfunduar me fatalitet, mirëpo tre persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, njëri prej të cilëve edhe është dërguar për në QKUK. Shkaktar i aksidentit është tejkalimi në vijë të plotë, me ç’rast automjeti ka goditur automjetin që ka qenë në lëvizje në anën e kundërt”, ka thënë Dobra