Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime: 4 persona bëhen për spital

0

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Lloshkobare. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa besohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e çkyqjes së pasigurt nga magjistralja.“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:08, janë të përfshira dy automjete. Katër persona janë të lënduar, tre meshkuj dhe një femër. Të gjithë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, më pas janë liruar”, tha Kanun Veseli zëdhënës në Policinë Rajonale të Ferizajt.Ai tha se pasojë i aksidentit është veprimi i pasigurt i njërit automjet, i cili duke u çkyqur nga magjistralja dhe me u kyç në rrugën e fshatit ka ardhur vetura nga Shtimja dhe aty ka ndodhur aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *