Aksident i tmerrshëm në Tiranë: Audia luksoze bie nga mbikalimi, tre të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e 9 marsit në zonën e njohur si mbikalimi i Saukut, në rrugën e Unazës së Re, ku një makinë, e cila vinte nga segmenti lindor, ka rënë nga mbikalimi, duke lënë të vrarë dy vajza përfshirë edhe shoferin.Policia bën të ditur se edhe shoferi i automjetit tip “Audi”, 20-vjeçari Klevis Ruçaj ka ndërruar jetë po ashtu.I riu ndodhej në terapi intensive në spitalin e Traumës në kryeqytet por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.Kështu, numri i viktimave nga ky aksident i rëndë shkon në tre pasi më herët kanë humbur jetën edhe dy vajza të cilat nuk janë identifikuar ende.Kurse, tre të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.