Aksident në Prizren, lëndohen 4 persona, dy prej tyre policë
Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në Prizren.Si pasojë e aksidentit në mes dy veturave civile, janë lënduar katër persona.Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi theksoi se dy nga të lënduarit në këtë rast janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.Ai tha gjithashtu se njëri nga zyrtarët policor është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostradës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile. Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarë policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë por dyshohet për lëndim të rëndë për njërin nga zyrtarët”, tha Bytyqi. Zyrtarët policorë janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.