Aksident në rrugën Prizren – Suharekë, lëndohen tre persona

                            Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në magjistralen Prizren – Suharekë, saktësisht te kryqëzimi i fshatit Gelancë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar..Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës së mjaftueshme ndërmjet veturave.Si pasojë e lëndimeve të marra, dy shoferët e veturave dhe një pasagjer janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Burimet e Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.