Aksident në Veternik, shkelet për vdekje këmbësori
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës ku një veturë e ka goditur një këmbësor për vdekje.“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.Ajo ka thënë se vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa ngasësi i automjetit është dërguar në stacion policor.“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”.