Aksidenti tragjik në autostradë ku vdiq një person dhe u lënduan 4 të tjerë, dalin pamjet 
Një vet-aksident i rëndë që përfundoi me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në kilometrin e 56 të autostradës “Ibrahim Rugova” më saktësisht në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë.Nga ky aksident një person ka mbetur i vdekur ndërsa katër të tjerë janë lënduar.“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, tha zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Gazetën Online Reporteri.net. Nga pamjet e publikuara duket se edhe dëmet materiale kanë qenë shumë të mëdha