Aktiviteti i Drejtorisë së Inspektorateve në Prizren po mirëpritet nga qytetarët

0

                           Fal  angazhimit dhe mirëkuptimit që tashmë  është arritur nga  qytetarë, po organizohet  nga  Drejtoria e Inspektorateve,  ku edhe ka filluar rrënimi  i ndërtimeve të anekseve, Atyre anekseve  ku qytetarët i kishin shtuar  objekteve  të ndryshme  pa leje ndërtimi. .Kështu me këtë  aktivitet  do të  lirohen  dhjetëra  vende  të hapësirave  publike, pastaj  trotuare dhe  rrugë  të  ndryshme ne  pjesë të  qytetit. Këtë  aktivitet  qytetarët e  Prizrenit  pos  që  po përshëndesin  këtë vendim ata  po  kurajojnë  se  vetëm  në këtë forcë  do të ruhet  struktura ndërtimore dhe  padyshim se  do të   ketë rend   në  infrastrukturë  publike. Një numër i madh i qytetarëve  derisa ua  kemi parashtruar  si pyetje  se  a vlen  të ndërmerret një  aksion i këtillë , ata  u shprehën se  kjo  ishte  jo vetëm nevojë , por domosdoshmëri që  përkrahet  nga  shumica  absolute  e qytetarëve të  Prizrenit. Bile disa  nga ata  qytetarët  than se  tashmë   duke  pa këtë aktivitet  po bindemi asaj thënie   se ‘’Dita  e mirë shihet në mëngjes’’. Prandaj , këtë  aksion  besohet se  shumë  prizrenas  do ta  përkrahin dhe ata  vullnetarisht  do ti vetërrënojnë   ato raste nëse ka  ndërtime  shtesë  në  objektet e tyre, sepse vetëm  duke u mirëkuptuar dhe duke  forcuar raportin  qeverisje –qytetarë, arrihen  suksesi që  padyshim  e qon  një  hap përpara  edhe vetë  zhvillimin e  komunës së  Prizrenit  , që kjo komunë të bëhet shembulli  më pozitive në Kosovë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *