Policia po heton katër vdekje të dyshimta që ndodhën gjatë 24 orëve

0

 Gjatë 24 orëve të fundit katër persona, në mesin e tyre dy të moshës së mitur, kanë humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Rastet kanë ndodhur dy në rajonin e Prishtinës, një në Gjilan dhe një në Viti të katër rastet janë në procedurë hetimore nga Policia, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku është raportuar se një femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

 “Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.Po ashtu edhe rasti i dytë ka ndodhur në Prishtë, ku një femër e mitur dyshohet se ka rënë nga kati i 5’të i një ndërtese te rruga “B”, ku si pasojë e lëndimeve ishte dërguar në QKUK ku vetëm është konfirmuar vdekja e saj.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion dhe rasti është në procedurë hetimoreNë Gjilan një burrë ka raportuar se ka gjetur gruan e tij pa shenja jete në shtëpi, ku edhe ky rast është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe është në procedurë hetimore.Në rastin e katër bëhet fjalë për një mashkull të moshës së mitur në Viti, i cili është gjetur i vdekur në një serrë afër shtëpisë së tij të shtunën rreth orës 23:33, transmeotn Gazeta Online Reporteri.net Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion dhe rasti është në procedurë hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *