“Albin Kurti nuk ka me thy unitetin e SBASHK-ut” 
Përfaqësuesi i Këshillit Grevist të SBASHK’ut, Zenun Nimani, dhe Albert Kurtulaj nga Këshilli i Prindërve kanë komentuar qasjen e Kryeministrit Kurti ndaj grevës në arsim, me ç’rast e kritikuan atë. Nimani tha se mungon vullneti i dialogut, ndërsa Kurtulaj tha se më së shumti nga greva po humbin fëmijët dhe u shpreh i shqetësuar.“Një prononcim i tij para mediave të dielën ka shkaktuar tmerr, indinjatë të madhe në anëtarësinë e SBASHK-ut kur thotë sindikata e PAN-it… Nuk e di çka ka mendu”, deklaroi Nimani më T7. “Inati ka pasë tanaherët mes SBASHK-ut dhe qeverisë, jo vetëm kësaj. Që 10-12 vite, në SBASHK ka unitet të mirëfilltë. Nuk ka me thy Albin Kurti as kërkush hiç besoj”, tha Nimani.