Ish-kryeministri Hoti: Krizë mbi krizë deri tek rënia e Qeverisë

                               Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka numëruar disa sektorë nëpër të cilët, sipas tij, po ka vështirësi në Kosovë. Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka përmendur pesë krizat që Qeveria aktuale është duke kaluar.“Krizë në arsim, krizë në shëndetësi, krizë në politikën e jashtme, krizë në ekonomi e dialogu në udhë pa krye. Një muaj nxënësit rrinë në shtëpi. Në vend që të dialogohet 24 orë deri te gjendet zgjidhja, qeveria bënë luftë me sindikata. Shtyhet ligji i pagave pa nevojë, por as nuk plotësohet kërkesa e sindikatave për 100 euro shtesë në muaj, edhe pse e realizueshme në aspektin buxhetor”, ka shkruar Hoti.Edhe për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se është non-ekzistent.“Ai është ministër me korrespondencë. Si rezultat, Kryeministri merr përsipër detyrat e ministrit duke kryesuar vetë një komision qeveritar për shëndetësi”, ka shkruar deputeti i LDK-së.