Ali Ahmeti të martën shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit

                    Me propozim te komandant Xhemshit Krasniqi,dhe  miratimin kryetarit të  komunës  Shaqir Totaj, kuvendi i Komunës së Prizrenit në  mbledhjen e  fundit miratuan vendimin që  Ali Ahemti të nderohet me çmimin’’Qytetar Nderi’’për Prizrenin. Kryesuesja e Asamblesë së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka caktuar datën 2 prill 2024, për ndarjen e titullit për Ahmetin.

 Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti do të shpallet të martën e javës së ardhshme “Qytetar Nderi” i Prizrenit.

.Mbledhja do të mbahet në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 11:00.

Ali Ahmeti është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ai është udhëheqës i Bashkimit Demokratikë për Integrim. Ai ka pasur një rrugë të ngjarjeve të ndryshme në jetën e tij. Në vitet 1980, ai ka qenë një ndër liderët e protestave studentore në Kosovë. Për këto aktivitete, u arrestua dhe vuajti një vit burg nga autoritetet serbe dhe jugosllave.

Një pjesë të shkurtë të jetës e ka jetuar në burg në Kosovë, kur ishte i burgosur pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë. Në vitin 1998, në fillim të luftës së Kosovës, Ali Ahmeti është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .Ai është njohur edhe si udhëheqës politik i ish-Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit Shqiptar gjatë ndërhyrjes së vitit 2001 në Maqedoni Ahmeti ishte Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni e cila luftojë për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në këtë republikë.