Ali Sefaj: Grevistë, mos e nënshkruani këtë listë!

                        Anëtari i këshillit grevist dhe përfaqësues i shoqatave, Ali Sefaj, ka thënë se është i shokuar nga qëndrimi i Ministrisë së Financave se do të përpilohet një listë e të gjithë grevistëve që t’u ndalet paga në fund të muajit për mos-punë.Sipas tij, ky presion ka qëllim frikësimin e sindikatave dhe grevistëve dhe dëshmon atë që kanë deklaruar se qeveria s’ka qenë asnjëherë e sinqertë në raport me sindikatat.
Ai apeloi që të gjithë grevistët mos të bien pre dhe mos ta nënshkruajnë asnjë listë të qeverisë, teksa ftoi qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti që të ulen dhe të flasin për një ofertë serioze rreth zgjidhjes së kërkesave të sindikatave.
“Ftoj qeverinë dhe të gjithë ata njerëz që të referohen ligjin dhe ta tregojnë se cili ligj parasheh këto lista dhe formojë lista për greva. Cili zyrtar mund të formojë se kush është në grevë e kush jo. Ne si BSPAK i bëjmë apel dhe ftesë Qeverisë, Kryeministrit Kurti dhe eja të ulemi dhe po presim një ofertë të sinqertë”, u shpreh ai.