Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit” drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit” Jeton Qafleshi njifton se kz ansambël po arrin sukses pas suksesi. Ai për ‘’QendraPress’’ bënë të ditur se nga Prizreni në skenat e botës… me krenari, dinjitet dhe traditë!
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit” do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Festivalin Botëror të Folklorit, i cili do të mbahet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe , nga 27 qershor deri më 7 korrik 2026. Në vitin jubilar të 20-vjetorit të themelimit, ansambli ynë do të jetë i vetmi përfaqësues nga Republika e Kosovës, duke u ngjitur në skenë përkrah ansambleve dhe artistëve nga shumë shtete të botës, për të prezantuar me krenari vlerat autentike të folklorit dhe kulturës shqiptare. Publiku ndërkombëtar do të ketë mundësinë të shijojë vallet tradicionale shqiptare nga Prizreni, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare, të interpretuara me profesionalizëm, pasion dhe përkushtim nga artistët tanë. Të veshur me kostumet tona kombëtare dhe të shoqëruar nga tingujt e muzikës tradicionale shqiptare, do të promovojmë me dinjitet trashëgiminë tonë shpirtërore dhe kulturore në një nga festivalet më prestigjioze ndërkombëtare. Gjatë këtij turneu artistik, Ansambli “Lidhja e Prizrenit” do të bëjë vizit edhe në Dubai dhe Sharjah, duke e bërë kulturën shqiptare pjesë të një spektakli botëror që bashkon popuj dhe tradita nga të gjitha kontinentet. Ky është një mision kulturor dhe kombëtar, një mundësi e jashtëzakonshme për të prezantuar identitetin, historinë dhe pasurinë shpirtërore të Kosovës para mijëra spektatorëve dhe personaliteteve ndërkombëtare.Kurse angayhimi I këtij stafi me ata që e duan vallen deh këmngën e bukuar shqipe po marshojnë dhe Prizrenot po I sjellin sukses të çmuara nga skenat e botës./QendraPress/
