Antigona Bytyçi,ndër kuvendaret më të sukseshme, garon përësri në listën e PDK-së
AAntigona/Berisha/ Bytyçi, ishte njëra ndër kuvendaret më të suksesshme në Kuvendin e Prizrenit. Ajo ishte nismëtare e disa ideve sidomos ato arsimore ku dallohej për korrektësi dhe për arsyeshmëri. Tani me propozimin edhe përkrahjen unanime të banorëve të Hoçës së Qytetit edhe në zgjedhje e 17 Tetorit 2021, përsëri garon në listën e PDK-së. Ajo sot, këtë e ka bërë publike në llogarinë sajë elektronike ku shkruan;Të dashur familjarë, të nderuar banorë të Hoçës së Qytetit, qytetarë të Komunës së Prizrenit, miq e dashamirë,
Nga kryesia e PDK-së- dega ne Prizren dhe nëndega – Hoçë e Qytetit jam propozuar që të jem përsëri kandidate për anëtare në Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit 2021.
I falenderoj shumë për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për mandatin e dytë!
Para se të kërkoj nga ju mbështetje dhe përkrahje, që të dal përsëri fituese në garë dua t’ju falënderoj të gjithëve, ju të cilët më përkrahët me votë në zgjedhjet e 2017-tës dhe falë jush isha kandidatja më e votuar në qytetin e Prizrenit, jo vetëm brenda PDK-së por duke përfshirë të gjitha subjektet politike!
Në listën e kandidatëve numri im është nr.3
Na duhet mbështetja juaj sepse na pret punë e madhe dhe përkushtim me kryetarin Shaqir Totaj.
Uroj zgjedhje korrekte, të lira e demokratike!
Na priftë e mbara!
Me respekt, Antigona Bytyqi