Arben Gashi e propozon Konjufcën për kryetar të Komisionit Hetimor për energjinë

                                 Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka propozuar që në krye të Komisionit Hetimor për energji, të jetë kryeparlamentari Glauk Konjufca, shkruan Reporteri.net.“Unë propozoj që kryetar i këtij komisioni të jetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Faleminderit”, ka thënë Gashi.Në fillim të seancës, Gashi e quajti jokushtetuese përpjekjen e pozitës për formimin e një komisioni hetimor parlamentar.“Më në fund po vijmë te zëri i arsyes”, tha Gashi. “Na u dashtë gjithë ky debat me mbërri deri te arsyeja”.Ndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit, është diskutuar për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë.