BPSK-ja merr vendim: Më 12 maj fillon greva

                 Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) është pajtuar që më 12 maj të mbahet greva një orëshe.Arsyetimi i dhënë nga BSPK-ja është se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se vendimi ka qenë unik dhe se më 20 maj do të mbahet protestë.“Sapo përfunduam takimin mbledhjen e BSPK-së dhe është vendosur që krahas që është hapur një tunel i dialogut social me institucionet tona, me datën 12 maj, kemi vendosur që të fillojmë me një grevë një orëshe për gjithë të punësuarit e Kosovës dhe protestë me datën 20 maj”, ka thënë Hykolli.Ndërsa kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se pas grevës e protestës, nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, do të mbahet grevë e përgjithshme.“Sindikatat do të shkojnë në grevë të përgjithshme duke e paralizuar edhe sistemin arsimor dhe sektorët tjerë. Po i japim hapësirë dialogut, e ky veprim do të shihet më 12 maj, me grevën një orëshe dhe protestën më 20 maj që besoj se do të jetë madhështore”, ka deklaruar Jasharaj.