Arben Gashi i kërkon nga Zemaj ta heqë monopolin për testet e COVID-19

0

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj, që ta liberalizojë tregun sa i përket testeve për COVID-19.

Reagimi i Gashit vjen pasi “Medical & Laboratori Services”, ka ofruar teste për qytetarët me çmim 200 euro, njofton Insajderi.

Sipas Gashit, nuk duhet të operojë vetëm një kompani në treg për këto teste.

“Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht ta liberalizoj tregun për testet PCR për Sars-CoV-2 dhe të mos lejoj kundërligjshëm operimin e një kompanie të vetme në treg për këto teste”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *