Arrestohen tre të dyshuar për rastin asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës

             Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Vesel Gashi njoftonte Me datën 24.11.2024 rreth orës 14:14 kemi pranuar informacion se në rrugën ‘’Ekrem Rexha’’ në qytetin e Prizrenit viktima mashkull kosovar i vitit të lindjes 1999, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të Prokurori të Shtetit trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion.

Rasti është iniciuar ‘’Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës’’, i cili vazhdon të hetohet nga hetues policor nga njësiti i hetimeve” pohon  Gashi. Tre personat janë arrestuar të dielën lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së punëtorit 25-vjeçar në Prizren. Arbër Gërguri  cili mbeti i vdekur në vendin e punës, pasi një mjet i fortë i ra në kokë dhe i shkaktoi lëndime të rënda,ku pastaj mjeki kishte konstatuar vdekjen e tij.