Arsyet pse Rezoluta për Policinë duhet të jetë në agjendën ligjvënëse. –Shkruan; Hisen BERISHA,deputet i Kuvendit të Kosovës.
Së pari, duhet dedikuar një mirënjohje për të gjithë luftëtaret e UÇK, që pas procesit të demilitarizimit dhe transformimit, u rekrutuan në SHPK, duke bërë që me mbështetjen dhe asistencën teknike e profesionale të PUN në Kosovë, institucioni i parë, që u konsolidua dhe arriti KPO, për t’iu bartur përgjegjësitë, sa i përket ambientit të sigurt për të gjithë, në kontekst të rendit ligjor e kushtetues, të jet Policia e Kosovës, e cila ka arritur që në nivelin operativ të përmbush pozitivisht sentencën “shih policin, atë rend ligjor ke” për çka mund të krenohemi si qytetarë. Ndërsa sentenca “shih ushtarin, atë shtet ke” sot mbetët ende në domenin e PUN, meqë FAK janë në procesin e implementimit të PGJT për krijimin e kapaciteteve të plota opëracionale. Çdo zhvillim operativ e luftarak, do një APV, përmes të cilës do identifikohen “GAP” dhe të nxjerrën “mësimet e mësuara” duke u përgjigjur në pyetjet analitike: Çfarë ishte planifikuar? Si dhe sa u implementua? Çfarë mbeti pa u realizuar? Cilat ishin shkaqet e mos realizimit? Mësimet e nxjerra dhe riplanifikimi! Në analizat e sigurisë, përmes “skenarëve luftarak” mund të identifikohet zbrazëtira, në mes kapaciteteve ekzistuese dhe kapaciteteve që duhen plotësuar për ti përmbushur detyrat që ua mandaton ligji e kushtetuta, Policisë së Kosovës. Kjo nënkupton një PLAN mirë i studiuar konform, rreziqeve, avancimit teknologjik dhe mundësive financiare, i pajisjeve, trajnimeve, kushteve të shërbimit dhe blerjeve! Nga ngjarjet e fundit të invadimit të njësive të armatosura të Serbis në territor, me qëllim riokupimin e Kosovës, me aksione luftarake, të karakterit diversiv, subversiv, terroriste dhe luftës, të sponsorizuara nga Serbia, lindë nevoja që, investimet në organet e mbrojtjes dhe ligjit duhet të jenë më të mëdha dhe me prioritet. Është e vërtetë që tani për tani, kufijtë e jashtëm i kemi të garantuar nga NATO me misionin e saj KFOR, me mandat nga KS/OKB, deri në marrjen e përgjegjësive nga Ushtria e Kosovës, në fushën e sigurisë e mbrojtjes, me plotësimin Kapaciteteve të Plota Operacionale. Gjëj rast të përgëzoi Policinë e Kosovës që përmbushi misionin, për aq sa iu mundësua, pa urdhra politik, as operativ, por sipas vlerësimit profesional të situatës në terren, të motivuar vetëm nga patriotizmi shtetëror e kushtetues, por jo nga “kushtet e shërbimit” që përbejnë bazën motivimit. Kjo tregon se për këto vite bëmë shtetin, pra jo vetëm që e pavarësuam dhe e zhvilluam në infrastrukturë e ekonomi, por i zhvilluam edhe kapacitetet e sistemit të sigurisë e mbrojtjes. Ky sukses recidiv i Policisë, demanton propagandën denigruese ndaj arritjeve të vendit tonë, me theks në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Institucionet e sigurisë së Kosovës përkatësisht policia, e ka mandatin kushtetues të ruaj e garantoj rendin dhe sigurinë e brendshme. Për tu arritur ky objektiv kërkohen investime në Policinë e Kosovës. Këto investime duhet të jenë, jo vetëm në përmirësimin e kushteve të shërbimit, sipas kërkesave sindikale të vet pjesëtarëve të policisë, që janë prezantuar institucionalisht, mbështetur dhe me peticion, si: • shtesa e rrezikshmërisë në punë; • shtesa për punë të veçantë; • klasifikimi në koeficient për stafin civil, . shujta mujore; • shpërblimi për fund të vitit për përformancë të mirë; • tri paga përcjellëse për të pensionuarit; • zbritje e përvojës së punës; • sigurim shëndetësor e jetësor dhe • Ligji për pensionim të parakohëshem në polici; Por, nevojiten edhe investime në logjistikë dhe pajisje, standardizim e modernizim teknik e teknologjik, për tu përballur me sfidat e sofistikuara që aplikojnë organizatat kriminale terroriste, apo të sponsorizuara nga shtete luftënxitëse, si: Hamas, Hazbulla, Alqueda, etj. dhe së fundmi, Brigada Veriut, Mbrojtja Civile, “vvëllazëria serbe” dhe struktura tjera kriminale të sponsorizuara nga shteti serb, kundër Kosovës e në Ukrainë. Nga dëshmitë e marra nga policia, në përballje me njësitë e armatosura serbe, që u infiltruan në Veri, duke terrorizuar objektet religjioze të Kosovës, u pa se ato trupa të armatosura, krahas armatimeve standard të Ushtrisë serbe, (me të cilat njëherë e kanë humbur luftën në Kosovë në përballje me UÇK-në dhe aleatët), posedonin armë e teknikë të sofistikuara siç ishin “Robotët luftëtar”, armë zjarri këmbsorie, raketore e artilierike, që shkaktojnë disbalanc në operacion për Policinë e Kosovës. Po ashtu, në ato dëshmi të konfiskuara, kishte veshje të pagjurmueshme nga pajisjet për vëzhgimin e terrenit nga toka dhe ajri, ditën e me theks për vëzhgim natën. Kjo është tepër shqetësuese për njësitë në operacione, që nuk kryhen vetëm ditën por edhe natën dhe në kushte të vështirësuara të të pamurit. Prandaj, një RSSS me fokus në Policinë e Kosovës, do të mundësonte ndryshimin e ligjit për NJRSH, NjOS dhe FIT, që të kenë të drejtë të pajisën me teknikë dhe armatime që sfidojnë terroristët, siç e patëm rastin e trupave të armatosura serbe në Veri, të pajisura me armatime formacionale të Forcave të Armatosura të Serbis. Pra aty u panë armët e zjarrit të këmbësorisë nga pistoletat, pushkët automatike, mitralozët e lehtë dhe të rëndë të kalibrave jo konvencional, snajperët e kalibrit të madh, deri te armët e artilerisë së lehtë të këmbësorisë, mortaja 60 e 82 mm, raketahedhës 40 e 90 mm, lansues granatash M93, mina kundër këmbësorisë – MRUD dhe Antitank, automjete taktike e jo taktike etj. Këto përbëjnë asimetrinë kamufluese në organizim, strukturim, pajisje dhe armatime të njësive ushtarake që duan të kryejnë invazion jo konvencional në territorin e shteteve tjera. Prandaj sa do që pretendimi i kompletimit të PK, me armatime e pajisje shtesë, tingëllon jashtë standardeve operative për ndërveprueshmëri, dhe doktrinave apo teorive zhvillimore të organizimit, strukturimit, pajisjeve, armatimeve dhe PSO, rrethanat aktuale të Kosovës dhe pretendimet e hapura të Serbisë, duke mbajtur aktive njësitë e armatosur në veri të vendit, por edhe represioni që tashmë po ndodh në anën lindore të kufirit, ndaj komunitetit shqiptar në Kosovën Lindore, si Medvegjë, Preshevë e Bujanoc, e imponon një rishikim të tillë. Kjo arsyetohet edhe për faktin se, FSK ende nuk e ka arritur nivelin e KPO, sipas PGJT, e pas futjes së vendit nën sanksione ky proces është renduar ëdhe më, kurse Plani i Reagimit Kombëtar e përcakton PK si reaguesin e parë. Me të gjitha këto, një komponentë e rëndësishme që e ngritë gatishmërinë luftarake dhe për luftim të njësive është MORALI! E moralin, krahas pajisjeve, pajimeve, armatimit, teknikës e teknologjisë, e mbajnë KUSHTET E SHËRBIMIT. Fundja edhe policët, edhe ushtarakët, edhe zjarrfikësit, inteligjenca etj. janë qenie njerëzore, kanë familje, rrisin, shkollojnë e edukojnë fëmijët e tyre, prandaj duhen rregulluar kushtet e shërbimit, si: – duke ua rritur pagat në nivelin dinjitoz, – duke ua rregulluar me ligj sigurimin shëndetësor dhe jetësor, – duke ua paguar shtesat e rrezikshmërisë, dhe për orët shtesë që tash e sa muaj nuk ekzekutohen; – duke ua mundësuar me ligj pensionimin e parakohëshem. Me avansimin e kushteve të shërbimit duhet ta sanojmë procesin e mplakajës së Policisë, sepse po ikin policët kryesisht të moshës së re, të cilët e fillojnë karrieren policore duke shpresuar që në rastin e parë të largohen në Përendim, për një jetë ma të mirë. Kjo është për shkak të problemeve financiare të policëve (pa e amnestua asnjë qeveri) kredinat e pafavorshme por të domosdoshme që i kanë për shkak të pagave të ulëta, për shumë vite, e që janë krijuar probleme që po i percellin me efekt zingjiror. Duhet të ndodh ngritja e pagave apo stimulimi financiar me ligj (quajeni si të doni, rrezikshmeri apo pagë, ama kanë nevoj për ngritje të hyrave financiare). Pastaj ka dhe hapësira tjera stimulimi brenda moralit ligjor! Të gjithë efektivëve policor, që kanë mbi 22 vite përvojë pune në Polici, t’iu jepet nga një “gradë merite”, në të gjitha nivelet, nga polici i thjesht e deri te rangu i Nënkolonelit, bashkë me mundësinë e pensionimit të parakohshëm apo nga invaliditeti, jo vetëm nga lëndimet në punë, por edhe sëmundjet gjatë shërbimit. Të shikohet legjislacioni dhe Policia e Kosovës të pajiset me Helikopter Multifunksional, që sipas RSSS mendohet të krijohen si aset nacional, por zhvillimet e fundit e bëjnë prioritet imediat. – Jemi e vetmja Polici që nuk kemi helikopter. – Ka kufizime numerike në automjetet taktike të blinduara, – në armatime të kalibrave të mëdhenj, për eliminim të objektivave në distancë, – pajisje vëzhgimi dhe për shikim natën, – pajisje vëzhgimi nga ajri, dron të avancuar, për çka gjej rast të falënderoi SHBA për donacionin në dron për Policinë e Kosovës, – veshje të pa identifikueshme nga pajisjet vëzhguese natën, – armatime kundërblind si armbrust, etj. – Të rishikohen programet e trajnimit të policëve sipas njësive, të trajnohen për mision. (Kjo përfshinë edhe zyrtaret policor në sektorët ku punojnë, e jo të trajnohen për tjera profile e të punojnë në profile tjera). Pastaj një dukuri tjetër janë pozitat, që eprorët në shumë raste udhëheqin më shume se gjashtë (6) muaj pa vendim, të emërohet automatikisht në atë pozitë dhe të paguhet për nivelin e pozitës që udhëheq, se përndryshe anomalia e tillë administrative dhe drejtuese e ulë përgjegjësinë, efektivitetin dhe efikasitetin në punë. (Ketë ua them nga përvoja në shërbim)! Se shkalla e dëshpërimit të Policisë është e lartë, dëshmoi edhe mospjesmarja në eventin tradicional që pagan, “darkën e lamës” si ditë e falënderimeve që do duhej ta bënim edhe ne këtu me votën tonë pro kësaj rezolute për nismë ligjore për PK. Kjo tregoi se me të drejtë janë tepër të zhgënjyer, dhe pëkundër ndjenjave vendosen ta bojkotojnë edhe Presidenten e tyre. Po çka nëse ky dëshpërim i shtyen një ditë që me terë pajisjen të pozicionohen përballë qeverisë e kuvendit të Kosovës, si do të dukemi?! Ata dëshmuan se janë të gatshëm të sakrifikojnë jetët e tyre për shtetin, njëjtë siç bëri Rreshter Bunjaku e të plagosurit tjerë, por duhet qeveria të kujdeset për fëmijët e familjet e tyre nga rreziku social. Sepse, këta janë njerëz që zgjohen në mengjes, e nisën në detyrë për të vendosur rend edhe ligj, për të garantuar ambient të sigurtë për të gjithë e në çdo pjesë të vendit, me forcën e ligjit dhe armës, pra janë ata që me vetëdije i lënë fëmijët e familjet e shkojnë në misione ku mundësinë e parë e kanë të vriten. Sepse disa nga detyrat luftarake që kryejn tejkalojnë aftësitë policore dhe bijnë në domenin e misionit të Ushtrisë. Këto janë disa nga arsyet që e bëjnë jo vetëm obligim si agjendë ligjvënëse, por sot është edhe normë morale e moral njerëzor të përkrahet e votohet rezoluta që rekomandon ligjin në fjalë dhe të plotësohen kërkesat sindikale të PK. Nëse edhe kësaj radhe nuk e përkrahim me votën e shumicës ketë nismë ligjore, thërras të gjithë kryetarët e Kominave që drejtohen nga opozita e me theks nga PDK, që të vendosin që policëve dhe familjarëve të tyre, t’iu ofrohen pa pagesë shërbimet shëndetësore. Të paktën kjo mund të bëhet pa vendim qeverie.