Asnjë vdekje dhe 5 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 5 raste me Covid-19. “Nga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, njofton MSh.Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360. Në total numri i rasteve aktive është 430.