Përleshje fizike në mes të disa personave në Gjakovë, njëri prej tyre theret me thikë

0

                         Një përleshje fizike në mes të disa personave ka ndodhur sot në Gjakovë.Saktësisht në afërsi të gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë si pasojë e kësaj përleshje një person është therur me thikë dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.“Afër gjimnazit “Hajdar Dushi” ka ndodhur në përleshje mes disa personave, ku një person është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës. Ndërsa personi i dytë është lënduar dhe është dërguar në ambulancën e qytetit“, ka thënë Gjurkaj.Tutje Gjurkaj bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *