Asnjë viktimë dhe vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0

                           Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.“Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241”, thuhet në njoftimin e MSh-së.Në total numri i rasteve aktive është 162.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *