At Nikolla Xhufka ,fletë  për Prizrenin dhe mikpritjen  bujare, të  këtij qyteti

               At Nikolla Xhufka ,tani e dy ditë është  mysafirë special i prizrenasit Besnik Dauti, që  njëherit është edhe  njëra nga anëtarët e devotshëm të  Shoqatës mbarëshqiptare, Por  ajo që  na shtyri të   bëjmë një  prezantim  të  kësaj figure  ishte  fakti se ai  fliste   për bujarinë  madhe që ka  Prizreni dhe mbi të  gjitha  për tolerancën  që  ai e shihte  në këtë  qytet, Ai  pohoi se  është  i mbushur respekt nga mikpritja që  i është bënë ën  qytetin e besëlidhjes , duke treguar se ka  qene tepër i kënaqur  tek kompleksi i LSHP-së , pastaj  ai tha se  tradicionalja e këtij qyteti  fletë  për lashtësinë e  shqiptare në këtë  troje. Tha se   Kosovës  dhe  Shqipërisë  i duhet më shumë në  punësim i të rinjve e mbi të  gjitha një  zhvillim ekonomik  që  padyshim do të  bënte më të mirë  mirëqenien e  kombit. Fliste me admirim  për  vendimet  e të madhit Fan Noli dhe për  kishën autoqefale , Ai pasoj tha  aty ku ka shqiptar aty do të jetë At Nikolla Xhufka  me mesazhin  të  punojmë  pa u ndal për kombin. Sepse vetëm puna është   vetë –Ati- Shpirti dhe Shenjti  për ne. Por,  unë   u befasova mrekullisht  se ai  mbante  varur  flamurin kombëtar në  qafë  dhe  thoshte  këtë fakt, për të udhëhequr  kishën  autoqefale NOLI  ka thënë  duhet të jesh  me komb shqiptar, të  flasësh  shqip  e të  jesh kombëtar .Kur e ai   ishte  pikërisht në  restorantin’’Hani i vjetër’’ aty ku  mbi të  gjitha  ka  artefakte  të shumta kombëtare  sikurse  të ishte në ndonjë muze kombëtar, Këto  flasin shumë  dhe  takimi i e prizrenas të shumtë e begatojnë  edhe më shumë këtë  qytet  të  kulturës  dhe kryeqytet shpirtëror të  të  gjithë shqiptarëve./www.qendrapress.com/