Autoambulanca në tejkalim të pasigurt godet veturën në fshatin Dragobil, dy të lënduar

0

                            Një aksident mes një autoambulance dhe një veture ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Rahovec-Malishevë, përkatësisht në fshatin Dragobil.Zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se deri te aksidenti ka ardhur pasi autoambulanca ka kryer tejkalim të pasigurt, me ç’rast edhe ka goditur veturën.Xhurkaj ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të lehta.“Dëme materiale të vogla”, ka thënë Xhurkaj. /Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *