Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe: Gjatë punës time 30 vjeçare nuk kam parë kaq shumë redaktime në dokumente

                  Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe thotë se gjatë punës së tij 30 vjeçare nuk ka parë kaq shumë redaktime në dokumente.Ai ka rrëfyer vështirësitë, me të cilat po ballafaqohet mbrojtja si shkak i këtyre redaktimeve në dokumente e aktakuzë. Sipas tij, kjo ka vështirësuar punën e mbrojtjes që të kuptojë se çka prokuroria po tenton të vërtetojë.“Nëse shikohet në aktakuzë, aty ka të përfshira pretendime të ndryshme dhe kur ipet mbështetja në ato pretendime, informacioni është i redaktuar. E bën të pamundur në disa instanca që të hetohen ato çështje, çka ne po mundohemi të bëjmë. Pra, a e pengon hetimin, a e pengon mbrojtjen tonë? Absolutisht, kategorikisht. Dhe prapë, nuk kam parë ndonjëherë nivelin e këtyre redaktimeve, siç i kam parë në këtë rast. Dhe e them këtë në dy anët e ekuacionit sepse unë kam punuar në zyrën e prokurorit fillimisht në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë dhe kjo nuk është bërë asnjëherë, sigurisht jo në këtë nivel”, ka thënë ai, për “Betimi për Drejtësi”.