Banorët e  pesë fshatrave protestuan para zyrave të KEDS-ist në  Prizren të hënën paralajmërojnë  protestë  gjithëpopullore.

Sot, nga  ora  10.00 janë mbledhur për një  protestë të qetë përfaqësues të lagjeve, nga pesë fshatra nga: Grazhdaniku, Nasheci, Vlashnja, Kobaj e  Hoqa e Qytetit, për të protestuar. Sepse tani e katër ditë nuk nuk  kanë rrymë,kurse nga dje,  kanë  energji vetëm një  fazë, ku me këtë rast ata  paraqesin edhe  problemin se  këta banorë kanë  dëme  tepër të mëdha në  shtëpitë e tyre për shkak të djegie e të të  gjitha pajisjeve elektrike .Ata  m këtë rast kanë ngritur zërin protestues  që  të del dikush nga  Distrikti i i KEDS-it  në  Prizren apo  më lartë  për të sqaruar se çka do të ndodhë me  rrymën në ditët në vijim .Organizatori i protestës së sotme Andrian Boçaj, pohon se  ne  duam të takojmë  përfaqësuesit zyrtarë   e të mësojmë  të vërtetën e këtij problemi madhor  për banorët e këtyre pesë fshatrave.

Derisa drejtoresha e shkollës Luljeta Gavazaj nga Vlashnja, e  indinjuar tepër  edhe për faktin se as  në shkollë,nuk ka pasur  rrymë për nxënësit e shkollës. Po ashtu edhe  bashkëshorti i zonjës  Gazavaj  u shprehë i indinjuar për këtë   dëm që po ua  sjellë energjia  elektrike

Tepër dëme të mëdha ka pësuar edhe  Kolë Boçaj  i cili  tregon se këtë dëme  në familjen  tij kalojnë  lartësinë prej 15 mijë euro, Kurse edhe pse  pa rrymë e më kaq shumë dëme, pohoi se dje i ka  shkuar fatura  prej 350 euro për një muaj.

Edhe  i moshuari nga Vlashnja, pohon se kjo, gjendje  tashmë nuk durohet sepse   ka dëme të mëdha  edhe pse ka bërë  investim 6000 euro tash  të  gjitha pajisjet elektrike i janë dëmtuar.

Banorët e  Grazhdanikut  ishin  ndier tepër të indinjuar  me këtë   sjellje. Pasi zyrtarë të  distriktit ët KEDS-it në Prizren kishin  kërkuar që të  takohen me pesë përfaqësues të  fshatrave  por, pa prezencën e mediave, Këtë gjë   protestuesit nuk e  pranuan ,sepse  ata  kërkuan që  e gjithë  kjo protestë të jetë  publike de të mësohet  e vërteta e  atyre banorëve

Pasi  policia   thanë se po zbatojnë vendimin e  zyrtarëve  të KEDS-it   që mos të jenë prezentë mediat, ata  këtë  protestë të qetë e shtyn për të hënën . Por ,që të hënën  të  marrin pjesë tashmë jo përfaqësues të lagjeve , por të  gjithë banorët e këtyre fshatrave që me vete të marrin  traktorët  si dhe  automjetet tjera  deri  tek bagerët dhe të hënën  të  jene në protestë të përgjithshme.Këtë   kërkesë për shpërndarje sotme  të këtij tubimi  dhe protestën, për të hënën e  tha  organizatori i protestës së sotme Andrian Boçaj. Kurse  burime  brenda  KEDS-it na  njoftuan se drejtori sot, nuk ishte në Prizren.