Baza më e madhe e NATO-s në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Shqipëri

                     Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).Në atë që pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor është paraparë të vendosen një mori aeroplanësh modernë luftarakë, raporton Radio Evropa e Lirë.Në bazën ajrore në Kuçovë do të vendosen një mori aeroplanësh modernë luftarakë.Aleanca atlantikoveriore ka ndarë 50 milionë euro për financimin e rinovimit të pistave dhe të magazinave të karburanteve dhe të municioneve.Baza pritet të hyjë në funksion para vitit 2023.Kjo bazë ndodhet rreth 85 kilometra në jug të kryeqytetit, Tiranës dhe ka marrë emrin nga qyteza e vogël e afërt e Kuçovës e cila gjatë regjimit komunist quhej Qyteti Stalin.Forca ajrore shqiptare kishte mbi 200 aeroplanë MiG, të prodhimit sovjetik.Avionët e vjetër u pensionuan në vitin 2005.Forca ajrore shqiptare tani ka disa helikopterë, por jo edhe aeroplanëKuçova pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.