Bedri Halimi nuk është kriminel në asnjë situatë, kujt iu deshën këto pamje kaq të ulëta e pa etikë ???!! -Shkruan:Qazim Thaçi.
Jemi dëshmitarë se sot, me pranga në duar, në formë tepër spektakulare u arrestua Kryeinspektori Bedri Halimi. Mirëpo, po ky Bedri Halimi ishte arrestuar edh nga Serbia Millosheviqiane, dhe kishte mbajtur burg në Goti Otok, burgu mi i rëndë në ish Jugosllavi. Ishte me legjendën; Adem Demaçi, Teki Dervishin, Fatmir Zekollin e shumë atdhetar të tjerë. Por, Serbia edhe pse armiq të lirisë së Kosovës dhe armiq të atdhetarëve shqiptar, por jo në këtë formë nuk e patën arrestuar, për të ua ulur dinjitetin e tyre. Pa dashur të ndërhyjmë në drejtësi, sepse mbi të gjithë duam të jetë në fuqi ligji, por i barabartë për të gjithë .Unë si gazetar e poet, pyes dhe në ndërdijen time kam një paragjykim se Bedri Halimi është poet, dhe kam në paragjykim se poete assesi nuk mund të jenë keqpërdorues kaq të rëndë. Pastaj ai ishte i burgosur politik, dhe të tillët ende kam besim të plotë se e duan atdheun e tyre me shuam se shumë të tjerë. Dhe së fundi ai ishte i renditur në radhët e luftës së UÇK-së për të çliruar Kosovën . Ende e kam të freskët rastin para lufte, kur policia serbe e kishin rrahur saqë në tërë trupin e ka pasur të nxirë, vetëm e vetëm që mos të tregonte se kush i bënte informacionet për lëvizjet e policëve dhe ushtrisë jugosllave, Ai këtë e dinte mirë sepse ishte publike që i bënte KMDLNJ dhe unë si kryetar i Komisionit për Informim në degën e LDK_së. Por nga goja e tij nuk i nxori emrat. Pra ishte aq besnik edhe pse ata e kishin keqtrajtuar deri në alivanosje. Të gjithë jemi për të gjykuar keqpërdoruesit e pasurisë së Kosovës, por ata duhet të gjendet saktësisht e jo të bëhen ekzibicione të këtilla me porosi politike, sepse ai në jetese tij ka ruajtur vazhdimisht nderin dhe tashmë edhe u pa se cila është pasuria e tij. Nuk është mirë të luhet më dinjitetin e askujt e më së paku ta atyre që i dhanë Kosovës kaq shumë sa i ka dhenë Bedri Halimi. Ka forma tjera të arrestimit dhe pa bujë mediale, e nëse konfirmohet pastaj fajësia drejtësia të kryeje punën e vetë, Sepse ai në jete ka bërë poezi e romane, ka plasuar traditën e folklorit, ka vuajtur burgun për të drejtën e Kosovës dhe ka kapur armën për lirinë e Kosovës, Drejtësi për tt gjithë duhet të kërkojnë jo vetëm ne si poet e gazetarë, por këtë duhet ta kërkojnë ata që janë në krye të shtetit të Kosovës e të shohin të vërtetën ,sepse vetëm e vërteta është parim për në shtetin demokratik /qendrapress.com/